Të Dhënat Zgjedhore në Shqipëri
  • Rezultatet
  • Pjesëmarrja
  • Zgjedhjet 2017
  • Mbi Iniciativën
  • Të Dhëna

Mbi Iniciativën

"Të Dhënat Zgjedhore në Shqipëri” është një iniciativë pwr mbledhjen, hapjen për publikun, vizualizimin dhe analizimin e të dhënave mbi zgjedhjet në Shqipëri, në mënyrë të vazhdueshme. Iniciativa realizohet nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) me mbështetjen e Democracy International (DI).

Qëllimi i iniciativës “Të dhënat Zgjedhore në Shqipëri” është forcimi i demokracisë shqiptare nëpërmjet rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. KVV dhe DI synojnë ta arrijnë këtë qëllim duke:

1. Krijuar një hapësirë për mbledhjen dhe publikimin e të dhënave mbi zgjedhjet dhe hartave zgjedhore, me qëllim lehtësimin e vendimmarrjes për përmirësimin e procesit zgjedhor, bazuar në të dhëna dhe fakte.

2. Ofrimi i informacionit në një format të aksesueshëm për të gjithë, në mënyrë që aktorët e interesuar të kenë mundësi të matin progresin dhe identifikojnë prirjet nga një raund zgjedhor në tjetrin.

3. Ofrimin e një lenteje nëpërmjet së cilës të mund të kontekstualizohen dhe kuptohen më lehtë zhvillimet zgjedhore dhe gjetjet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Të Dhëna

Platforma e të Dhënave Zgjedhore në Shqipëri ofron të dhëna zyrtare mbi zgjedhjet, botuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të dhënat dhe hartat e platformës mund t’i gjeni nëpërmjet Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë dhe Democracy International nga Github. Të dhënat u licencuan nga CC-BY-SA 4.0.

Harta përbërëse digitale gjendet në OpenStreetMap and ESRI